Ndahet çmimi për Topin e Artë në Shqipëri, ja se kush e fitoi trofeun e lojtarit me më shumë ndikim në Superiore

Shpërndaje

Mbrëmjen se mërkures ka pasur një event të veçantë që është organizuar nga RTSH në bashkëpunim me FSHF, për të vlerësuar punën e lojtarëve dhe klubeve në tërësi për sezonin 2020-2021. Vendi i parë dhe trofeu më prestigjioz është Topi i Artë, që i jepet futbollistit që ka pasur më shumë ndikim në ekipin e tij.

Këtë herë çmimi i ka shkuar me meritë Dejvi Bregut. Ky i fundit ishte protagonisti kryesor që e dërgoi Teutën në titullin kampion dhe pas largimit të tij, shihet qartazi mungesa në rezultate. Ndërkohë Topi i Artë për vajza ka mbërritur në duart e Megi Doçit. 

Shpërndaje