Vllaznia bën goditjen e parë në merkato, akord me një mesfushor francez…

Shpërndaje

Vllaznia përforcon mesfushën. Është ky repart që merr afrimin e pare te skuadra shkodrane të cilët siç bëhet e ditur nga klubi ka arritur marrëveshjen me Mickael Panos.

Ky i fundit është një mesfushor me tipare mbrojtëse, luan përpara mbrojtësve dhe kryesisht karriera e tij ka qenë në Qipro ku ka veshur fanellat e ekipeve Pafos FC dhe Paralimniu.

24-vjeçari ishte pa kontratë që prej muajit korrik ky mbylli aventurën me En Paralimniou dhe tani do të zbarkojë në Superiore për të vijuar karrierën e tij me fanellën e Vllaznisë

Panos do të jetë një alternative e vlefshme për trajnerin Brdariç për repartin e mesfushës por fillimisht duke qenë se ka shumë kohë pa luajtur duhet të rigjejë formën e mirë fizike.

Në videon më poshtë janë edhe disa nga momentet më të mira të mesfushorit i cili ka dale nga academia e klubit të njohur francez, St. Etienne.

Shpërndaje