Një sasi eksplozivi ka shpërthyer të dielën në zonën e Lungomares në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘10 Korriku’ të qytetit jashtë një pallati, ku ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde dyshohet eksplozive.
Për pasojë është dëmtuar në gjendje të rëndë shtetasi Indrit Sadedini.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.