Është arrestuar një person i shpallur në kërkim për prostitucion.
Sipas policisë në pranga ka rënë Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.