Vllaznia ka si synim t’i shkaktojë humbjen e radhës Dinamos. Skuadra e Bledi Shkëmbit po kalon një periudhë të vështirë dhe skuadra shkodrane do ta shfrytëzojë. Ndeshja që do të hapë javën e 14 të kampionatit do të zhvillohet në premten në Tiranë.
“Nuk ka rëndësi në cilën situatë është Dinamo, pasi ia njoh cilësitë. Aty lojtarët janë me përvojë. Duhet të jemi të gatshëm të bëjmë një paraqitje të mirë. ne duhet të shkojmë t’i shkaktojmë humbjen e radhës”.
Trajneri Thomas Brdaric do të kenë mendjen edhe te ndeshjet e kundërshtarëve.
“Gjithçka është e hapur dhe synimi jonë është të afrohemi sa më shumë me ekipet e kreut. Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutën, ndërsa Kukësi me Partizanin”.
Java e 14-të do të zhvillojë ndeshjet e tjera të shtunën dhe të dielën.