Arbër Sula ndodhej në kryeqytet me leje të posaçme pasi do të kryente testin e dr ogës. Ai nuk ka arritur ta bëjë këtë testim, madje para tij, është shndërruar në vr asës duke i marrë jetën me ar më zjarri Jurgen Dukës, 29-vjeç.
Policia i komunikoi këtë të mërkurë masën e arrestit Orgest Drazhit, 36-vjeç, që në pamjet filmike duket sikur edhe ai ka momente që përfshihet në përpl asje verbale me autorin. Blutë e kryeqytetit e akuzojnë të riun për moskallëzim kr imi.
Drazhi ka rrëfyer para hetuesve se Sula ka dashur të bëjë pagesën për disa pije që kishte blerë, ndërsa Duka e parakaloi dhe vuri sendet e tij në banak. Sula ka insistuar të bëjë pagesën i pari, ndërsa situata ka agr avuar. Duka i është kthyer policit se meqë donte të hynte në radhë, do t’ia paguante vetë pijet por ta linte të qetë.
“Çfarë pagese thua, s’më shikon mua? Unë të paguaj edhe pijet ty”. Të rinjtë kanë përdorur edhe fjalë denigruese e of enduese ndaj njëri-tjetrit, gjë që ka ndezur gj akrat. Jurgen Duka rezultonte person me disa precedent penal përfshirë përndjekjen dhe pen gmarrjen.
Deri më tani policia nuk ka të dhëna që autori me vik timën mund të kenë patur njohje, ndërsa rrethanat që ndodheshin në të njëjtin market ka të bëjë me faktin se ky biznes qëndron me orar të zgjatur i hapur.
Arbër Sula ndodhej në kërkim, ai ka arritur të arratiset përmes rrugicave dhe ka dyshime se mund të fshihet jashtë Tiranës. Policia ka gjetur një gëzhojë dhe një predhë në vendin e ngjarjes, ndërsa kontrolli balistik i tyre do provojë se me çfarë ar me ka që lluar efektivi i policisë së Dibrës./faxweb