Ish-kryeprokurori, Adriatik Lalla, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar.
Mësohet se arrestimi i LLallës është kryer në kryeqytetin e Italisë, Romë, në datën 10 dhjetor.
GJKKO e ka dënuar Llallën me dy vite burg dhe pesë vite përjashtim nga mbajtja e posteve dhe funksioneve publike, për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Atij gjithashtu i janë konfiskuar disa pasuri.
SPAK kishte kërkuar ekstradimin e LLallës nga Roma drejt Tiranës.