Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Autorët janë babë e bir, Skënder Likaj, dhe djali i tij.
Skënder Likaj, autori i dyshuar së bashku me djalin e tij ka një lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonë.
Kujtojmë se Rakip Roli u ekzekutua mëngjesin e sotëm teksa ishte duke ecur me atuomjetin e tij tip “Audi”. Ai ndërroi jetë në vendngjarje. Biznesmeni Roli punonte me shitjen e materialeve të ndërtimit.