Një person rreth 50-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Burime bëjnë me dije se viktima po lëvizje me një automjet në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe as identiteti i viktimës. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e Shtetit.
Vijon….