Shpërthim në një Universitet privat në Tiranë, reagon Policia e Shtetit

Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në një restorant pranë një universiteti privat në Rinas.

Fatmirësisht nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për dëme në njerëz. Shpërthimi i fuqishëm gjë që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në restorant dhe ambientet përreth tij.

Burime i thanë Fax Neës se paraprakisht është raportuar për shpërthimin e një bombule gazi në kuzhinën e Universitetit. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia tha i njëjti burim që shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e vendosjes së lënde shpërthyese, tritol.

NJOFTIMI

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Shpërndaje