Familjarët e Marjan Kolës, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-Deputetit Pashko Ujka kanë dalë në një protestë ditën e sotme para gjykatës së Shkodrës për të kërkuar lirimin e djalit të tyre.
Ata thonë se duan drejtësi pasi djali i tyrë ësht ëi pafajshë dhe se ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur vrasja. Ata përmendin dhe faktin se janë familje dëshmoresh.
“Ne jemi familje dëshmorësh. Djali jonë ka qenë në Kosovë. Është arrestuar pa prova. Duam drejtësi, nuk e kemi njohur fare viktimën.” thotë babai.
Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-Kryetar i Komunës së Velipojës, humbi jetën 5 ditë më parë në qendër të qytetit të Shkodrës, pas një atentati me armë zjarri ndaj tij.
Ujka mësohet se është qëlluar shumë pranë banesës së tij, ndërsa autori e ka qëlluar nga pas me një armë që dyshohet se ishte me silenciator. Ish-deputeti i PDK ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa u raportua se plumbi e kishte goditur në shtyllën kurrizore.
Për vrasjen e tij janë arrestuar Marjen Kola dhe Kristjan Kelmendi, 20 vjeç