Thomas Brdariç e ka cilësuar barazimin e sotme ndaj Teutës si të mirë sa i përket mënyrës së lojës të ekipit që luajti një orë me një lojtar më pak. Tekniku tha për “SuperSport’ se ekipi kishte bërë ndeshjen thuajse perfektë ndaj durrsakëve.
“Mendoj se duhet të lavdëroj ekipin për përkushtimin, duke luajtur 60 minuta me një lojtar më pak. Ndaj kampionëve të sezonit të kaluar, ishte një ndeshje perfekte, nëse do të shënonim golin e parë, rezultati do të ishte pak më ndryshe.
Ne fitojmë e humbim bashkë, ka raste që barazojmë. Ne nuk fituam se ishim me një lojtar më pak ndaj Skënderbeut e Teutës, ekipi ka shumë mentalitet, zemër dhe ka fuqinë që të kalojë këto telashe
Në shtyjmë lojtarët që të japin maksimumin e tyre. Nuk e kam parë mirë situatën, do të flasim me lojtarët që të shmangim kartonë të kuq. Kur e shoh është një veprim budallenjsh. Ishte ndoshta pak e ekzagjeruar. Por nuk e quaj një gabim të madh se Aralica donte të kapte topin, por e interpretoi situatën paksa gabim.
Ishte një ndeshje e veçantë se ndryshuan trajner, e ne kishim gjithçka nën kontroll. Teuta nuk është ekip i keq, se duhet të jesh i kujdesshëm që në minutat e parë, deri te të fundit. Ne bëmë këtë ndërhyrje budallaqe që mund të evitohej dhe gjërat mund të shkonin ndryshe po të mos ishte ajo situatë”, tha Brdariç.
PANORAMASPORT.AL