Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisarit dy persona të dyshuar për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e së hënës. Një prej tyre është edhe një 20 vjeçar me inicialet K K.
Policia ra në gjurmët e tij pas dëshmisë së djalit të Pashko Ujkës. Të riut i janë gjetur edhe mbetje baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo. ndërkohë burime për abc treguan se vrasja e ish deputetit Pashko Ujka është kryer në një orar kur në parkun ku po shëtiste me bashkëshorten e tij mungonte energjia elektrike.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar dy persona me të zeza që ecnin me shpejtësi. Por grupi hetimor nuk është I sigurt nëse janë autorët e dyshuar apo prej motit me shi nxitonit të shkonin në shtëpi. Hetimet fillimisht u përqëndruan tek e shkuara politike si deputet dhe ish kryetar komune, por deri tani nuk ka asnjë konkrete.
Pashko Ujka kishte shumë pak ditë që ishte kthyer nga Italia ku ndodhej për kurim. /ABCNEWS/