“Pësoi atak kardiak gjatë operacionit”/ Humbi jetën në spital pas atentatit, 64-vjeçari ishte me bashkëshorten kur u qëllua

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në spital ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashkë Ujka. Në një lidhje live me Neës 24, gazetari Senad Nikshiqi u shpreh se Ujka ka pësuar një atak kardiak gjatë operacionit. Ai tha se në momentin e ngjarjes ka qenë bashkë më bashkëshorten e cila nuk ka dëgjuar asgjë vetëm kur pa të shtrirë në tokë bashkëshortin e saj.

Dy pistat kryesore të policisë  janë për shkak të detyrës së tij si ish-kryekomunar dhe për shkak të disa borxheve që ia ka pasur gjatë viteve.

“Plumbi i marrë në shtyllën kurrizore ka qenë fatal për të. Mësohet se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë operacionit. Rreth një ore e gjysmë pas plagosjes ai ka ndërruar jete. Në momentin e ngjarjes ai ka qenë bashkë më bashkëshorten e cila nuk ka dëgjuar asgjë vetëm kur pa të shtrirë në tokë bashkëshortin e saj. Dy pistat kryesore janë për shkak të detyrës së tij si ish-kryekomunar dhe për shkak të disa borxheve që ia ka pasur gjatë viteve. Një herë kanë qëlluar në ajër pranë banesës së tij dhe 2 herë të tjera ka pasur sulme fizike.

Kohët e fundit  ai është parë të lëvizë në qytetin e Shkodrës. Ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit por nuk kishte shqetësime. Zona është e mbuluar me kamera sigurie pasi është në qendër të qytetit [por për shkak të errësirës është shumë e vështirë të bëhet identifikimi i autorit”- tha ai.

(BalkanWeb)

Shpërndaje