Ka vdekur 64 vjeçari Pashko Ujka, ish deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe ish kryetar i komunës Velipojë pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Shkodër.
Ai ka qenë me bashkëshorten e tij në lulishten pranë kishës ortodokse, kur është qëlluar me pistoletë silenciator. Vetëm kur është shtrirë përtokë bashkëshortja ka kuptuar se është plagosur, duke njoftuar policinë.