Vllaznia dhe Kastrioti do përballen ditën e sotme, në kuadër të javës së nëntë të “Abissnet Superiore”, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 16:45.
Një takim i luftuar mes dyja skuadrave që kërkojnë medoemos 3 pikët. Shkodranët do kërkojnë fitoren e kthesës pas 3 javëve me rezultate negative ndërsa krutanët do kërkojnë fitoren që të dalin nga zona e ftohtë e renditjes.
Për këtë sfidë trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric do të ketë “luksin” të zgjedhe formacionin më të mirë që të hedhë në fushën e lojës, sepse ka të plotë grupin e lojtarëve, ndërkohë nga ana tjetër trajnerit të Kastriotit Ramadan Ndreut do i duhet të bëja pa dy lojtarë kryesorë, që mungojnë për shkaqe dëmtimesh. Damir Gërgiç dhe Joan Çela.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic; Gurishta; Adili, Diagne, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi; Aralica. Trajner: Thomas Brdaric
Kastrioti: Vata; Neziri, Karakaci, Husein, Prodani; Mudrazija, Onanuga, Kodra, Basha, Rami; Greca. Trajner: Ramadan Ndreu