Besara Podgorica emërohet në krye të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër…

Shpërndaje

Besara Podgorica është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër, duket zevendësuar Majlinda Laçej.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Podgorica me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Statusi i plotë:

Nga sot, zyrtarisht do të jem në krye të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.
Ndihem e nderuar të ushtroj këtë funksion publik në vendlindjen time, në Shkodër.

Kam mirëpritur e mirëpres mesazhet dashamirëse, urimet dhe përgëzimet e mbi të gjitha mbështetjen e miqve të mi.

Falë jush, mesazheve pozitive dhe promovuese, besimit dhe motivimit, e kam pranuar këtë rol drejtues, jo si një privilegj në këtë rrugëtim të ri në karrierën time, por si një sfidë.

Me dëshirën që të kontribuoj për Shkodrën, vendlindjen time të dashur, me ekspertizën dhe pasionin tim për traditën, kulturën e gjithçka të bukur që ky qytet të fal.

Jam e bindur, plot energji pozitive dhe e lumtur që kam mundësi të vazhdoj rrugëtimin e gjyshit tim të nderum Fadil Podgorica, një erudit i lindun për kulturën, folklorin, etnografinë, dhe e ndjej që jam dhe do të jem në rrugën e drejtë sa kohë të jem duke ndjekur gjurmët e tij.🙏

Shkodra ka përcaktuar gjithmonë drejtimet, i ka paraprirë qytetërimit shqiptar duke qenë në të njëjtin hap me qytetërimin botëror.
Mendjet e ndritura nga ky qytet kanë shkruar gjuhën e historinë, kanë lëvruar artet e dijet e kohëve. Në Shkodër nisën të shkruhen librat e parë, të këndohen këngët e para, të luhen dramat e para, të bëhen fotot e para, të shfaqen filmat e parë, të luhet së pari futboll, të dëgjohen pianot a para nëpër shtëpi, të kompozohen operat e para.

Gjenezë!
Shkodra është gjeneza!!

Dhe unë më shumë se kurrë dua që keto fjalë të tingellojnë edhe sot si dikur.

Ju falenderoj shumë e shumë miq shkodrane e më tej 🙂

Shpërndaje