Shkodër/ Gjueti e paligjshme, procedohen penalisht 12 peshkatarë, konfiskohen 5 varka…

Shpërndaje

Duket se gjuetia e paligjshme vazhdon që të jetë prezente në liqenin e Shkodrës, por megjithatë sipas drejtuesve të organizatës së menaxhim peshkimit ky fenomen nga viti në vit po reduktohet.

Kreu i kësaj organizate Arjan Çinari bën të ditur se vetëm për vitin 2019 në liqenin e Shkodrës janë konstatuar 12 raste të gjuetisë së paligjshme dhe ndaj tyre janë marrë masat administrative me gjobë, ndërkohë që janë bllokuar edhe 5 varka peshkimi.

Sipas Cinarit gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e resurseve peshkore. Puna e mirë dhe reagimi në kohë ndaj kundravajtesve ka dhënë rezultate dhe kjo është konstatuar sivjet ku vetëm me një të hedhur trakte janë zënë rreth 100 kuintal peshk e llojit gjuhcë.

Drejtuesi e Organizatës së Menaxhim peshkimit shprehen se janë të vendosur që këto aksione nuk do të ndalen ndërkohe që bëjnë të ditur se nuk do të ketë asnjë tolerim për abuzuesit./starplus/

Shpërndaje