Një automjet është hedhur në erë me tritol mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Automjeti tip “Audi” rezulton të jetë në pronësi të një efektiveje policie me inicialet O.B.
Burime bëjnë me dije se, lënda plasëse është hedhur nga jashtë shtëpisë në afërsi të makinës, e cila ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së efektives së policisë.
Mësohet se, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkaq, një grup pune i përbërë nga Prokuror, ekspertë xhenier dhe inspektorë të luftës kundër kri.mit po heton në dy pista: ajo e vendosjes së lëndës plasëse për shkak të detyrës, si dhe pista e ndonjë konflikti të mundshëm me banorët e lagjes.