IPA – International Police Association ose Shoqata Ndërkombëtare e Policisë, nga dita e sotme do të ketë në përbërje edhe IPA- Scodrini, Shoqatën për Rajonin e Veriut.
Eventi i rëndësishëm ka sjellë në Shkodër përfaqësues të policive nga Italia, Greqia, Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e veriut, në cilësinë e presidenttëve të IPA sipas shteteve të mësipërme.
Fillimisht, delegacioni ka bërë një vizitë kortezie në zyrën e kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në vazhdim, është bërë përurimi i zyrës së IPA- Scodrini në Shkodër, e vënë në dispozicion nga bisnesmeni Gjergj Leqejza.
Mbledhja Themeluese e IPA- Scodrini u zhvillua në mjediset e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku përveç delegatëve ishin të pranishëm autoritete vendore, drejtues të Policisë së Shtetit, drejtues të komuniteteve fetare dhe të ftuar të tjerë.
Pas pershendetjeve të rastit, është zyrtarizuar IPA- Scodrini, Shoqata e Policëve të Rajonit të Veriut, duke zgjedhur si simbol lumin Drin. Presidente e IPA- Scodrini u zgjodh Edra Beci. Sot ishte mbledhja e parë e 23 antarëve fillestarë, ndërsa shpejt do të ketë një mbledhje tjetër plotësimin e pozicioneve të tjera.