Vllaznia nuk ndalet në merkato, firmosin edhe dy futbollistë të rinj…

Shpërndaje

Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj. Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka lujtur për U-21 të Zvicres. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtes dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë.

Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç. Ai është një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë.

Shpërndaje