Urdhri i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për të hequr telefonat gjatë shërbimit për të shmangur dekonspirimin e operacionit është debatuar dje në mbledhjen me dyer të mbyllura në qytetin e Shkodrës.
Policia vendore e Shkodrës zhvilloi analizën një vjeçare të vitit 2019. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe zëvendës drejtori Gjovalin Loka.
Drejtori Veliu ka kërkuar që lufta të jetë edhe më e fortë për të zeruar kultivimin e kana.bisit kryesisht në zonat malore.
Kreu i policisë ka kërkuar elem.inimin total të fenomemit të kultivimit të bimëve nar.kotike, pasi edhe pse ka një rënie, Shkodra vazhdon që të jetë një pikë e kuqe në hartën e rajoneve pro.blematike sa i përket kultivimit të dro.gës.
Por disa shefa policie i kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e përdorimit të telefonëve duke thënë se në disa zona të largëta si Vau Dejësi por edhe të tjera radiot nuk kanë valë.
Drejtori Veliu ishte i prerë në këtë diskutim duke thënë që në mënyrë absolute askush nuk duhet që ta përdor telefonin por vetëm radion e policisë për çështje pune dhe raportime të ndryshme policore.