Vijojnë temperaturat e ulëta! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Share your love

Moti i kthjellët mbetet prezent gjatë orëve të pasdites dhe mesditës në vendin tonë. Por parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin në territorin shqiptar vranësira të lehta, të cilat do të jenë të fokusuara në zonat malore.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4 gradë C deri në 14 gradë C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Share your love