Iliri Beqaj bashkë me disa nga kandidatët, takim në Iballë të Pukës: Në tetë vite ndryshimet janë të ndjeshme e të prekshme…

Shpërndaje

Në Iballë, bashkë me kandidatët Pal Peraj, Benet Beci, Paulin Sterkaj dhe me kryetarin e bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci.

Në tetë vite ndryshimet janë të ndjeshme e të prekshme. Rruga Fushë Arrëz – Iballë është e rikonstruktuar, është rikonstruktuar shkolla nëntëvjeçare, është rehabilituar kanali vaditës. Brenda pak ditësh fillon rikonstruksioni i qendrës shëndetësore.

Shenjat e para të zhvillimit të agroturizimit kanë filluar të nxitura edhe nga lehtësirat fiskale. Prandaj duhet rehabilituar rrjeti i furnzimit me energji elektrike. Iballa do të marrë një zhvillim të vrullshëm me rehabilitimin e rrugës Iballë – Fierzë duke u lidhur me Tropojën, Valbonën dhe Gjakovën.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe mal
May be an image of një ose më shumë njerëz dhe mal
May be an image of një ose më shumë njerëz, people sitting, people standing dhe mal
Shpërndaje