Bardh Spahia në Vizion+: Ndryshimi do të nisë nga Shkodra me 25 Prill, duke refuzuar si gjithmonë Edi Ramën…

Shpërndaje

NDRYSHIMI ME 25 PRILL NIS NGA SHKODRA ✌️

Në një komunikim me gazetarin Aleksandër Furrxhi në Vizion+ fola për #Ndryshimin që do të nisë nga Shkodra me #25 Prill, duke refuzuar si gjithmonë Edi Ramën.

E ndiej në çdo takim që zhvilloj me qytetarët. Besimi im në fitore bazohet tek alternativa që ofron PD dhe kontakti me qytetarët. Eshtë një marrëdhënie besimi që forcohet ditë pas dite e vit pas viti. Shoh padurim për #25 Prillin në çdo takim që bëj, në çdo zonë.

Shkodra është injoruar nga Edi Rama në 8 vitet e mandatit të tij dhe provë kokëfortë janë projektet që i janë dërguar nga Bashkia Shkodër, por që janë refuzuar prej qeverisë.
35 kërkesa për projekte kanë marrë përgjigje negative. Në dijeninë time janë 60 të tjera që presin vendimin e qeverisë për financime, por ka zero vëmendje.

Bashkia Shkodër është në vendet e fundit të listës së bashkive të mëdha për financimet nga qeveria qëndrore.
Sa për ilustrim Shkodra ka 21 herë më pak investime se Durrësi, 14 herë më pak se Korça, 11 herë më pak se Vlora. Ky është realiteti dhe shifrat faktike që tregojnë injorimin që ka pasur Shkodra 8 vitet e fundit. Është qesharake sesi përpiqet të kapitalizojë meritë me stadiumin e Shkodrës duke mos përmendur kontributin e FSHF-së e UEFA-s aty.

Shpërndaje