“Nuk kam motiv të kthehem” i riu që studion në Gjermani: nuk kam garanci për të ardhmen time. Bushati: “ Ne kemi një program real për ju, vetëm ju bëni ndryshimin .”…

Shpërndaje

Pamundësia për tu punësuar dhe mungesa e prespektivës ka bërë që më shumë se 500 mijë shqiptarë të braktisin vendin në 8 vitet e fundit. Të rinjtë janë ata që më së shumti janë larguar në kërkim të një të ardhmje më të sigurtë duke sjellë një gangrenë sociale për vendin tonë.

Helidon Bushati , drejtuesi politik për qarkun Shkodër zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqendrës së veriut ku u diskutuan problematikat dhe shqetësimet e këtyre të fundit.  Në Shqipëri ata ndihen të harruar dhe të përçmuar pasi askush nuk hap dyert ku të rinjtë të shfaqin talentin dhe dijen. Bushati njohu studentët  me planin e partise demokrstike, ndersa tha se   për familjet me të ardhura nën 60 mijë lekë, do të subvensionohen të gjitha tarifat e arsimit të lartë, mbeshtetje me grante per idete inovatore, stazhe te paguara, dhe garantimin e nje sistemi   meritokracie.

https://www.youtube.com/watch?v=7tmrwTH-tDk&ab_channel=RealitetiPost
Shpërndaje