BISEDA
Edona Bilali: Alo!
Edi Rama: Shoqe si je? Ç’thotë Shkodra?
Edona Bilali: Shkodra si lule.
Edi Rama: Po të marr nga Kolonja, sofra kolonjare, këtu është një mjedis i mrekullueshëm, po ti nuk ke ardhur këtej se ti vetëm tek Shkodra e ke mendjen.
Edona Bilali: Unë çdo lek vetëm brenda qarkut.
Edi Rama: Ashtu ë?
Edona Bilali: Kemi dhe ne gjëra po aq të bukura, mbase dhe më të bukura në Shkodër.
Edi Rama: Po mirë mo mirë, se na myte, ju i keni më të bukurat, por puna është se keni ata xhagajdurët që nuk ju kanë lënë t’i…Si po shkon?
Edona Bilali: Shumë mirë, vazhdojmë çdo ditë takimet me target-grupet e ndryshme, biznesi është shumë i kënaqur, veçanërisht biznesi i vogël. Një pjesë e tyre na thonë pse vini se më shumë se sa kaq nuk mundeni të bëni dhe as ne nuk kërkojmë të bëni sepse heqja e tatim-fitimit dhe dalja nga skema e TVSH-së për vlerën deri në 10 mln lekë, sigurisht që ka liruar edhe sipërmarrjen për biznesin e vogël. Të rinjtë janë shumë të entuziazmuar seee kur flasim për programet që kanë qenë, por dhe ato shumë më shumë që kanë qenë për ta, për zhvillimin e sipërmarrjes vetjake, janë hsumë entuziaztë dhe mezi presin. Ndërkohë që edhe fermerët qëlloi që ishin në periudhën kur skema kombëtare ishte e hapur. Shprehen dhe ata të kënaqur për mbëhstetjen që po iu jepet dhe rritjen nga viti në vit.
Edi Rama: Ti si e sheh atmosferën? Është atmosferë pozitive?
Edona Bilali: Kam shumë besim dhe sepse kemi dy modele krejt të ndryshme ofertash që po iu jepen qytetarëve, e para është rruga drejt progresit, e shoqëruar me llogaridhënie, që ky është premtimi i vetëm që jemi duke iu bërë qytetarëve. Ndërkohë që krahu tjetër, kryesisht merren ose me ne, ose me sharje, ose me mallkime dhe në rastin ideal me shpërndarje doze potenciale virusi.
Edi Rama: Po, edhe aty ë? Dje ku ishte, ku u bë ajo dasma.
Edona Bilali: Dje kishim të radhës, shfaqje. Është krejt evidente shembulli i përgjegjësisë dhe i papërgjegjshmërisë. Ne vazhdojmë e themi, ndërkohë që kemi një skuadër që numëron distancën, a janë karriget 1 metër larg njëra-tjetrës, çdo takim i hapur me 10 veta dhe në krahun tjetër është grumbulli sikur të ishim në një situatë krejt normale që vetëm normale nuk është. Pavarësisht avancimit me dozat, ne jemi ende larg fitimit të luftës.
Edi Rama: Duhet me fol me njerëzit që ta kenë të qartë, vaksinimi masiv duhet shoqëruar me distancim se ndryshe e pësojmë edhe ne. Nuk jemi në atë fazë ku ta kemi këputur komplet zinxhirin e infektimit. Kemi akoma kohë për të shkuar deri atje. problemi është të mos ndodhë si në Kosovë dhe Mal të Zi, largqoftë me plagosje të mëdha dhe humbje jetësh me rritje numrash, të kthehemi prapë në mbyllje, kjo është tmerr. Por duhet me fol. Duhet me insistu tek mesazhi që ne e dimë mirë që i kemi borxh Shkodrës. Një pjesë sigurisht janë përgjegjësia jonë, një pjesë tjetër e konsiderueshme është përgjegjësia e atyre që i kanë dhënë besim këtyre derdimenëve dhe që e kanë lënë Shkodrën peng të tifozllëkut. Duhet me punu fort, duhet me komuniku me njerëz, duhet me u qas me modesti dhe sa më shumë argumente dhe pastaj në fund vendosin vetë njerëzit, por ne të bëjmë tonën.
Edona Bilali: Kjo është shumë e rëndësishme. Ne jemi duke i mëshu shumë mesazhit të qytetarisë, për një fushatë të qetë.
Edi Rama: Edhe bar do hamë, por dy gishtat nuk i ulim. Po, po, e qartë, e qartë.
Edona Bilali: Ky nuk është rasti më.
Edi Rama: Mirë shoqe. Mos harro, ke ardh që të bëhet Partia Socialiste si ty, jo të bëhesh ti si PS. Dakord.
Edona Bilali: Misioni vazhdon.
Edi Rama: Përqafime.