Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit pjesa e parë e 22 mijë e 230 të Pfizer. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të vazhdojnë me këmbëngulje përpara për t’i kthyer sipas tij Shqipërisë buzëqeshjen.
“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill💪
Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama.
Më herët kryeministri Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se kanë arritur marrëveshje për të marrë 50 mijë vaksina ruse Sputnik.