Kur postova një foto të këtij takimi në Instagram, reagimi i parë erdhi nga çuni im: “Bravo Babo!”.
Në fillim jam prind, pastaj politikan. Si prind nuk mund të bëj pazare me të ardhmen e fëmijëve të mi. Si politikan më është besuar përgjegjësia më e madhe, besimi që gjej nga të rinjtë e Shkodres.
Nuk mund t’i zhgënjej dhe nuk do t’i zhgënjej. Janë fytyra e vërtetë e fitores. Nuk ia ndalin më të ardhmen.
Ai që i quajti rini kafenesh e ka gabim. Janë brezi i fitores që do e çojnë atë të rrijë në kafe gjithë ditën.