Bardh Spahia takime me biznese në aksin Shkodër-Hani Hotit: Partia Demokratike ofon një program të qartë për zhvillimin ekonomik

Shpërndaje

Bizneset në rrugën Shkodër – Hani i Hotit në dalje të Shkodrës në zonën e Golemit, tregojnë hapur se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm gjatë këtyre 8 viteve.

Shkodranët dhe Shqiptarët kanë më pak para për të shpenzuar, rritja ekonomike është stopuar, ndërkohë që biznesi është në kushtet e mbijetesës.

Partia Demokratike ofon një program të qartë për zhvillimin ekonomik. Taksa e sheshtë 9% është një mundësi reale që i jep frymëmarrje biznesit, rrit të ardhurat për çdo familje, ndërkohë që biznesi të marrë frymë i lirë.

Por për të realizuar këtë program ekonomik, me #25Prill, duhet të jemi të gjithë bashkë për të zgjedhur programin e Partisë Demokratike, për zhvillimin ekonomik të vendit.

Shpërndaje