Një ngjare e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, ku mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person rreth 28-vjeç.
Akoma nuk dihen shkaqet e krimit, apo autorët.
Tiranë /Informacion paraprak
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Vilson Tafçiu rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.