Mes takimesh të shumta, mbështetjen pakursyer e gjej dhe në njësinë Administrative Vig- Mnelë.
Është për të ardhur keq fakti sesi gjatë qeverisjes qëndrore kjo zonë është lënë në mëshirë të fatit.
Nën qeverisjen tonë të përbashkët kemi premtuar dhe realizuar:
Rikonstruksionin e godinës së njësisë Administrative Vig Mnelë.
Rikonstruksionin e Shkollës 9 vjeçare në qendër të kësaj njësie.
Rikonstruksionin e Urës së Gjinajve.
Rikonstruksionin e Shkolles së ciklit të ulët në Fushë Vig.
Ndërtimin e urës e cila lidh lagjen Rreth me qendren e kësaj Njësie.
Mbështjen e vazhdueshme të familjeve në nevojë dhe personave me aftësi ndryshe.
Padiskutim që për Vig-Mnelen ka shumë për të bërë.Investime konkrete dhe jo vetëm fjalë, ashtu siç ne kemi bërë dhe do bëjmë gjithmonë.Do vijojmë me:
Krijimin e mundësisë që familjet të mos shpërngulen nga atje duke dyfishuar ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.
Ndërhyrjen e menjëhershme në rrjetin e energjisë elektrike.
Sigurinë që shëndetësia dhe arsimi do jetë parësore për çdo fëmijë dhe banor.
Subvencionimin e çdo fermeri dhe blegtori.