Me sistemin e ri që do të votohet në 25 prill, partia ka dalë në plan të dytë, pasi së pari kandidatët për deputetë po tentojnë që të bindin popullin për votën preferenciale duke krijuar edhe “luftën” brenda llojit.
Për t’i paraprirë surprizave të pakëndshme sonte në mbrëmje kryeministri Rama zhvilloi online një mbledhje me kandidatët e PS.
Gazetarja e ABC, Esiona Konomi mëson se Edi Rama ju ka kërkuar kandidatëve të punojnë dhe të kërkojnë vota për Partinë Socialiste dhe të mos fokusohen tek kërkimi i votave personale.
“Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS” ishte urdhri i kryesocialistit për 153 kandidatët me të cilët është në garë për mandatin e tretë.