Pas deklaratës së drejtuesit politik të PD për qarkun e Shkodres Helidon Bushatit, ku u shpreh se Ilir Beqaj po përdor stafin shendetësor për qëllime elektorale. Ka ardhur reagimi i këtij të fundit duke u shprehur se: është vetëm partia Demokratike që prej një viti bën politikë me pandeminë.
Reagimi i Ilir Beqaj në Facebook:
I dashur Helidon,
Të falënderosh personelin mjekësor në kushtet që i është dashur të përballet prej një viti është minimumi i njërëzillëkut dhe mirënjohjes ndaj punës dhe përkushtimit të tyre.
Jeni pikërisht ju që me pandeminë keni bërë prej një viti politikë, duke ndjellë vdekje e fatkeqësi, sepse ju nuk e pranoni dot që ne betejën e kemi vetëm me kohën në interes të shëndetit publik dhe jo për fushatë.
Vaksinimin e nisëm dhe do ta vijojmë çdo ditë, jo në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit, por në interes të shëndetit të shqiptarëve.
Unë po të rrëfej që çdo ditë e sa herë të më jepet mundësia, nuk do resht së falënderuari bluzat e bardha, heronjtë tanë në këtë kohë pandemie. Nëse falënderimi quhet presion, apo shfrytëzim të personelit shëndetësor për fushatë, atëherë do të duhet të dalësh sërish për të më “demaskuar”, sepse e kam për nder ta bëj.