Helidon Bushati: Denoncoj dhunimin e hapur që Ilir Beqaj, për qëllime elektorale po i bën Kodit Zgjedhor…

Shpërndaje

DEKLARARË HELIDON BUSHATI:

Denoncoj para opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare dhunimin e hapur që Ilir Beqaj, për qëllime elektorale po i bën Kodit Zgjedhor.

Sot, nga qendrat shëndetsore të Pukës dhe Fushë-Arrëz është shfaqur në krah të stafit mjekësor duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.

Institucionet publike nuk mund të kthehen në zyra elektorale në shërbim të propagandës rilindase, që sot, rrezikon të infektojë standardet e këtyre zgjedhjeve.

Jemi vetëm në ditët e para të fushatës zgjedhore dhe nuk kanë vonuar të tregojnë fytyrën e vërtetë. Atë të shkeljës së ligjit.
Nuk përbën më çudi fakti se Ilir Beqaj shkel ligjin. Shqetësues është fakti se nuk i tremben forcës së ligjit.

Institucionet e varësisë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të jenë peng dhe nuk mund të keqpërdoren nga një ish-ministër dhe kandidat që mund të mendojë se është mbi ligjin.

Përdorimi i institucioneve, fondeve dhe administratës publike, është shkelje e rëndë dhe flagrante e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale dhe burime njerezore.

Si drejtues politik i Qarkut Shkodër dhe kandidat i Partisë Demokratike, i bëj thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të kenë parasysh këto shkelje flagrante të ligjit dhe cënimin e zgjedhjeve të lira.

Shpërndaje