Pezullohet shefi i Sektorit të Qarkullimit të qarkut Dibër, Robert Aga.
Pezullimi nga detyra i Robert Agës u bë pas arrestimit të vëllait të tij, Pajtim Aga gjatë operacionit ‘TRANZIT’ ku u sekuestruan 32.5 kg kanabis çokollatë.
Pajtim Aga, 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Policia njoftoi sot për operacionin qe çoi në arrestimin e 7 personave mes tyre dhe vëllain e shefit të Sektorit të Qarkullimit të qarkut Dibër.
Kanabisi çokollatë ishte siguruar në shtetin grek dhe kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet kufirit nga Konispoli nga dy shtetas me banim në Gjirokastër.
“Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë” informon policia.
Jo vetëm kaq emri i Robert Agës doli dhe në përgjimet për shitblerjen e votës të publikuara nga “Bild”