Ekzekutohet 40 vjeçari në Durrës…

Shpërndaje

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen nr.16 të Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40, ndërsa rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

Viktima është identifikuar me inicialet E. K. Forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve

Shpërndaje