Kinematografia shqiptare këtë të enjte është në zi, pasi ka humbur një ndër aktorët më të mire dhe të dashur për publikun Xhevdet Ferri.
Informacionet bëjnë me dije se Ferri ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, ishte bashkëshort i Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes,Gjoleka djali i Abazit,etj.
Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Ai ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit Deputon në vitin 1980 ne “Sketerre ’43” si Arjani dhe po ate vit ne “Vellezer dhe shoke” duke rene ne sy per rolin e Markos.
Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998).