Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili është financuar nga qeveria e Turqisë. Nga fotot duket se spitali është drejt përfundimit.
Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate. Në spitalin e Fierit janë të punësuar turq dhe shqiptarë, ndërsa puna në të vijon me 3 turne për të qenë gati sa më shpejtë.