Shkodër/ Ndahet nga jeta ish-Pedagogu Njazi Kazazi…

Shpërndaje

I Paharruari, Njazi Kazazi !

Është ndare nga jeta Njazi Kazazi, ne moshën 72 vjeçare, njeri nder qytetaret e dobishëm te Shkodrës dhe kontribuues ne zhvillimin e arsimit.

Bir i një familje te njohur shkodrane, Njazi Kazazi,  do ti përkushtohej arsimit, fillimisht mësues ne disa fshatra te Pukës, Shkodrës e Malësisë se Madhe, ku fitoi admirimin e banoreve për sjelljen e tij, edukatën, respektin ndaj tyre dhe pasionin për një mësimdhënie sa me te mire te nxënësve. Ky përkushtim beri qe ai te caktohet ne vijim  specialist ne Ish-Kabinetin Pedagogjik te Shkodrës, një institucion shume i rendesishem i kohës për arsimin, ku punoi  për shume vite. Fjale pake, pune shume, kërkues ndaj vetes dhe kolegeve,

Njazi Kazazi, do behet kështu mjaft e njohur ne sektorin  arsimor te Shkodrës duke fituar edhe  mirënjohjen e mësuesve, drejtuesve te shkollave, nxënësve e prindërve. Vlerësimi për punën ne Ish-Kabinetin e Pedagogjik, beri qe Njazi Kazazi te emërohej me pas ne një nivel me te larte mësimdhënie e pikërisht pedagog  ne Universitetin “Lugj Gurakuqi” te Shkodrës. Edhe këtu spikati me angazhimin e tij si një profesionist  tashme me përvojë i lendes se gjuhës shqipe, se cilës i ishte përkushtuar qe ne shkollën e mesme për ta vijuar ne studimet universitare. 

Pikërisht ne këtë universitet e mbylli zyrtarisht edhe karrierën  e tij arsimore me daljen ne pension, por ne te vërtetë ai nuk iu nda universitetit, kolegeve dhe studenteve. Ndonëse ne pension, ai kalonte jo pak kohe ne mjediset e universitetit duke ofruar përvojën e tij për pedagoget dhe studentet.

Njazi Kazazi u nda nga jeta, por emri i tij do te kujtohet gjate ne Shkoder si nder njerëzit  e mire, te ditur dhe te respektuar te këtij qyteti, dhe  ai një nder mësuesit, aktiviteti i te cilit e pasuron historinë e arsimit ne Shkoder.

Stafi i RealitetiPost i shpreh ngushellime familjes Kazazi

Shpërndaje