Në Shkodër, 1600 vaksinime. Në 7 ditë janë vaksinuar mjekë nga Shkodra, lezha dhe Kukësi…

Shpërndaje

Mosha e tretë e shtëpive të të moshuarve shtetërore dhe private, bluzat e bardha dhe personeli i spitaleve rajonale të Shkodrës, Lezhës dhe spitalet bashkiake e kanë kryer ketë proces ndërsa tani po vaksinohen mjeket dhe infermieret e qendrave shëndetësore.

Faza e parë e vaksinimit të bluzave të bardha të qarqeve Shkodër, Lezhe dhe Kukës është drejt fundit.

Momentalisht po punohet  edhe për përfundimin e  listave të të moshuarve që janë hartuar në bashkëpunim me qendrat shëndetësore të çdo njësie vendore dhe në ditët në vijim pritet të nisë vaksinimi i tyre.

Shpërndaje