Disa detaje të reja janë zbardhuridhur me vaksinimin që do të bëhet nesër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Mësohet se në këtë fazë të parë do të jenë në total 1100 vaksina nga 7020 që kanë mbërritur në Shqipëri.
Nga spitali rajonal i Shkodrës do ta bëjnë të gjithë ata që punojnë në repartet e infektivit, pneumologjisë, infektivit dhe urgjencës si të gjithë nga repartat e tjera që janë mbi moshën 55 vjeç. Po ashtu edhe të gjithë punonjësit e tjerë të shëndetësisë që janë mbi 55 vjeç në Shkodër do të vaksinohen duke qenë se janë me risk më të lartë infektimi. Ndërkohë sipas burimeve edhe stafi dhe personat rezident në shtëpinë e të moshuarve do të vaksinohen gjatë ditës së nesërme në Shkodër. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” të paktën për 10 ditë do të shërbejë për kryerjen e vaksinimit në fushatën “Shqipëria Buzëqesh”.
Ndërkohë faza e dytë e vaksinimit në Shkodër pritet që të bëhet pas një jave dhe pritet që të mbërrijnë afro 1 mijë doza të tjera. Ndërkohë ata që do të vaksinohen nesër në Shkodër dozën e dytë të vaksinimit ashtu siç ka ndodhur në Tiranë do ta marrin pas 4 javësh. Ndërkohë procesi i vaksinimit në Shkodër do të bëhet nga mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore në Shkodër të cilet gjatë gjithë këtyre ditëve janë trajnuar. Deri në orët e vona të pasdites në Shkodër kanë qenë pjesë nga stafi i ministrisë së shëndetësisë në një mbledhje me Operatorin e Kundesit Shëndetësor të Veriut dhe Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetasor duke dhënë udhëzimet e fundit për vaksinimin që nis nesër në fushatën “Shqipëria Buzëqesh” në qytetin e Shkodrës./StarPlus/