Klubi paguan dënimin për titullarin, por Vllaznia ka dy mungesa të rëndësishme ndaj Apolonisë…

Shpërndaje

Vllaznia do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj Apolonisë. Për kuqeblutë, Adili nuk do të jetë i gatshëm në këtë ndeshje për shkak se është i skualifikuar me katër kartonë.

Jo vetëm kaq, por për trajnerin Brdariç ka edhe probleme në infermieri. I tillë është edhe Herald Marku. Ai pësoi një tërheqje në këmbë duke u larguar në gjysmën e pjesës së parë në përballjen ndaj Laçit. Mesfushori ka nisur terapinë për të qenë sa më shpejt i gatshëm, por nuk dihet nëse do të mund të rikuperohet deri në fundjavë.

Nga sa bëhet me dije në kampin kuqeblu, ai mund ta humbë këtë takim për të qenë i gatshëm për përballjet e tjera. Lajm i mirë është se Krymi rikthehet, duke qenë se klubi ka mundësinë t’i paguajë dënimin e mbetur, pra ndeshjen e radhës.

PANORAMASPORT.AL

Shpërndaje