Një atentat ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras ku mbeti i plagosur rëndë 65-vjeçari Myslim Lika.
Mësohet se Lika ka marrë tre plumba në trup, dy në krah dhe një në zemër dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se Myslim Lika është babai i Ilir Likës, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në maj 2020.
Myslim Lika ishte duke u kthyer nga varrimi i së motrës, e cila kreu vetëvrasje me armë zjarri dy ditë më parë.