Zef Deda: Më mbyllën në psikiatri dhe më paralizuan me gjilpëra

Shpërndaje

Zef Dedën, humoristin e papërsëritshëm, kunatin e shokut Xhemal, Çaplinin shqiptar, të gjithë e njohim nga magjia që përcjell përmes skenës për më tepër se gjysmë shekulli.

I rritur në kryeqytetin e humorit, – në Shkodër, i aktivizuar në skenë qysh në moshën 5-vjeçare, i asistuar e kuruar deri në detaje prej ca mjeshtrave nga më të mirët e të gjitha kohërave, Zef Dedës duket sikur ja kishte shkruar fati rrugën drejt suksesit.

Zef Deda do të ishte nga të paktët artistë të humorit, talenti i të cilit do të njihej e pranohej plotësisht nga shqiptarët kudo që të jetonin, dhe absolutisht i vetmi, që për shkak të këtij talenti, qysh gjatë diktaturës, do të vlerësohej në festivale prestigjoze europiane të filmit.

Por edhe pse i fabrikuar në laboratorin më special të humorit, edhe pse një emër i madh i skenës dhe mbase i preferuar deri në rangjet më të larta, diktatura nuk do e kursente. Ashtu si shumëkujt në punë  të vet, mendësia komuniste do i rezervonte edhe Zef Dedës një goditje të pandershme poshtë, në brinjë, një goditje nga ato që mund të shkatërronin suksesin dhe vetë vijimësinë e jetës për gjithkënd.

Duke gjykuar se ai kishte në mendje mendime që nuk përputheshin me kodin e kohës, Zef Deda mbyllet në psikiatri dhe shkatërrohet me injeksione….

“Zef Deda rrëfen Zef Dedën”, – pikërisht një profil të aktorit të madh të humorit, këtë radhë të rrëfyer nga ai vetë, do të sjellë të shtunën në mbrëmje emisioni Abc/Story, që transmetohet në orën 22:15./abcnews.al

Shpërndaje