Drejtoresha e Teatrit Migjeni Rita Gjeka ka kritikuar publikisht Çmimet Kult për përfshirjen në to të shfaqjes së Migjenit “Zona e Pritjes”. Sipas Gjekës, arsyeja është se nuk ka besim në to sepse shfaqja e ngjitur në skenën e Migjenit nuk është ndjekur nga organizatorët dhe për këtë arsye do gjykohet pa e parë.
Në komentet e bëra në faqen zyrtare të çmimeve Kult, drejtoresha e Teatrit Migjeni, sqaron se mes trupës dhe Akademisë Kult ka pasur bisedime por në fund të tyre nuk është rënë dakord që shfaqja e teatrit të Shkodrës të jetë pjesë e listës për Regjinë më të mirë.
Gjeka thotë se “nuk duam të gjykohemi mbi bazë thashethemesh”
Rita Gjeka
Nuk keni te drejte te nominoni shfaqje te teatrit Migjeni shkoder. Kemi qene shume te qarte ne kte vendim. Nuk kemi besim ne keto çmime. Prandaj mos na detyroni te ndjekim rruge tjera.
Revista Kult
Rita Gjeka Pershendetje, ky nuk eshte festival dhe as konkurs ku njerezit, autoret apo artistet paraqesin materialin e tyre. Ky eshte nje aktivitet qe vlereson prurjet e nje viti ne boten e artit. Nese shfaqja juaj ka dale ne publik, secili nga publiku del dhe thote gjithçka per shfaqjen. Juria Kult ka votuar dhe ka nxjerre qe shfaqja ne fjale eshte nje nga 6 me te mirat e vitit. Faleminderit, Akademia Kult
Revista Kult
Ju keni ” harruar” nje detaj te vogel….qe ne kontaktin qe keni patur me Teatrin Migjeni nuk ka patur dakordesi nga trupa per tu nominuar. Ju kemi qartesuar disa here per kete. Keni bere disa tentativa per te na bindur dhe nuk kemi rene dakord me ju assesi. Ju kemi sqaruar edhe arsyet tona te drejta. Teatri Migjeni eshte 71 vjet profesionist eshte Nderi i Kombit dhe ju nuk keni marre mundimin kurre ti shikoni nje shfaqje edhe se ju kemi ftuar. Arsyetimi yne eshte kaq i thjeshte: nuk deshirojme te gjykohemi me ane te thashethemeve siç ju beni. Trupa jone eshte nje trupe fituese ne çdo festival dhe ju nuk keni marre mundimin ta permendni ndonjehere. Ne jemi krenare qe jemi nga SHKODRA.