Ajo qe nuk te habit, lidhur me takimin Erdogan-Rama, eshte se tezat e kundershtareve te ketij takimi, nuk ndryshojne aspak me ato te gazetave greke e serbe. Te pershendesesh ushtaret gjermane ne nje ceremoni zyrtare ne Berlin nuk te thote kush se po i perulesh nazisteve. Te pershendesesh ushtaret italiane ne Rome, nuk te thone se po i nenshtrohesh fashisteve. Te qendrosh perballe ushtareve greke ne Athine nuk te thone vasal i Greqise. Ama, te pershendesesh ushtaret turq ne Ankara, atehere po, ke fyer popullin shqiptar duke iu perulur osmaneve. Mesjeta duket se nuk iken as me force nga kokat e disave qe duan perplasje.
Thone po na cojne drejt Lindjes, se rruga jone eshte Evropa, por nuk duan ta permendin se Stambolli u shpall nga BE Kryeqyteti Evropian i Kultures ne 2010. Thone s’kemi asgje me Turqine, por e kemi me ata qe lidhin marreveshje me te, duke harruar qellimisht se Turqia eshte partneri kryesor i BE ne pothuaj gjitha fushat. Sot, mund te kesh ambicie territoriale ndaj Shqiperise, mundet edhe te kesh ligj lufte me te, po perseri je aleat dhe patner srategjik. Kurse Turqia, jo kurre! Nese vende te tjera te japin hua me kamate jo te vogel, quhet ndihme historike, ndersa nese Turqia te fal vetem 520 banesa, spitale, universitete, objekte kulti dhe lobon qe te marresh 1.1 miliarde ndihma termeti, atehere ndodhesh nen pushtimin osman.
Halli i atyre qe u erresohen syte nga mllefi nuk zgjidhet dot as me arsye. Koha, kur per miqte te thone se jane armiq, dhe se per fqinjte armiq te thone se jane miq, duhet te marre fund.