

Një person është arratisur nga komisariati i policisë Nr.1 në Tiranë. Bëhet me dije se personi i arratisur është identifikuar si Rigers Lala, i cili ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij është bërë më 2 janar në zonën e quajtur “Ali Demi” në Tiranë. Lala pasi ka konstatuar policinë ka tentuar të largohet, por efektivët mundën ta ndalonin dhe ta arrestonin.

Por, deri më tani ende nuk është e qartë se si Rigers Lala ka mundur të arratiset nga komisariati.




