Nga ora 20:30 e 24 dhjetorit është në fuqi “ora policore” në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Por nesër, në ora 06:00, kjo masë merr fund, siç njoftoi Komiteti Teknik i Ekspertëve, shkruan Ora News.
Masat u morën, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19, duke qenë ishin edhe festat e fundvitit.
Pas datës 4 janar, do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00.
Gjithashtu më 24 dhjetor u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online më 5 janar.
Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ.
Nga nisja e pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 59,438 të infektuar, 34,648 të shëruar dhe fatkeqësisht 1193 viktima.