Ka përfunduar Tirana 1-1 Vllaznia. Ndeshja klasike mes dy skuadrave është mbyllur në paqe, me bardheblutë që nuk kanë rezistuar edhe 10 minuta, teksa janë barazuar në fund nga Imeri. Tension, kartona dhe një lojë me raste ka shoqëruar 90 minutat e “Selmas Stërmasit”.
Ndeshja ka nisur më mirë me vendasit, që do të kalonin në avantazh pas vetëm 13 minutash me Muçin. Sulmuesi merr një asist nga Halili dhe realizon një gol të bukur nga këndi zero, teksa një devijimi i miqve ka qenë vendimtar.
Pjesa e dytë ka parë më të vendosur miqtë, që kanë dominuar në fushë. Në të 79 minutë, pas një krosimi Imeri do të çonte shifrat në 1-1. Fundi I lojës ka folur për Vllazninë, teksa Bekaj i ka thënë “jo” golit. Me këtë pikë Vllaznia kryesuese shkon në kuotën e 26 pikëve, ndërsa Tirana mban vendin e shtatë me 16 pikë.